Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Skandali, dashuria dhe drama…”/Bazuar tek BBV çfarë ecën në publik sipas Zhaklina Gjollës?

Sot e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së Big Brother VIP, Zhaklina Gjolla. Në një panel së bashku me Gent Hazizin dhe Diola Dostin ish-banorët të gjithë së bashku kanë diskutuar rreth eksperiencës që ata patën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Si mund të duash që të ngresh një person duke e fyer dhe duke bërë të pamundurën që ai të ndihet keq?

Në rrugëtimin e këtij “Big Brother” ti kupton që njerëzit duan të dhurojnë spektakël aty brenda, pra një spektakël me sherre, me fyerje ashtu siç nisi javën e parë duke krijuar protagonizma. Në momentin që ndodh kjo historia aty krijohen protagonizma dhe duele. Pra dy njerëz ngrihen duke u zënë së bashku ose duke u dashuruar së bashku. Sherret dhe dashuria janë dy gjëra që ecin më shumë. 

Zhaklina ndër të tjera shtoi se:

Nëse ky Big Brother ishte telenovelë, Luizi arriti të ndërtonte skenarin e tij dhe të bëhej protagonisti. E shtejllonte si sherrin, si gënjeshtrat e veta, dashuritë e veta në mënyrë të tillë që veten të mos e heqë asnjëherë nga dritat.  

Ajo që ecën në publik dihet që në kohën e Joseph Pulitzer janë skandali, dashuria, drama, seksi dhe krimi. Mesa duket shumë njerëz të shoëbizit shqiptar e kanë kuptuar më së miri këtë histori dhe e përdorin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk e vrasin shumë mendjen se çfarë mund të thuhet nga mbrapa.