Politikë

Skandali me nxjerrjen e pagave të shqiptarëve, Rama: Ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm i “Foltores”

Pas publikimit të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat. Ai ka kërkuar në fillim ndjesë për të gjithë ata që janë shqetësuar nga rrjedhja e këtyre të dhënave.

“Dëshiroj të sqaroj se kemi të bëjmë me një ndërhyrje e cila natyrisht duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj, por që me analizat paraprake ngjan më tepër si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtëm në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi të parët as të fundit nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohore, pra le të themi viteve 2019-2020-2021, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta dhe të mbrojtjes kibernetike që nga SHBA, Rusi, Britania e Madhe e Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës”.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo është bërë për të krijuar destabilitet nga Foltorja (referuar Sali Berishës).

‘Nisma do të humbte në rrjetet e është që të dhënat mbi pagat e qyetarvë të Shqipërisë. Dua tu kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë në këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe dua ta nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj dhe shpresoj e u bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitet e tyre dhe dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para. Duke pasur parasysh edhe në deklaratat të bëra nga Foltoret e Kuvendeve të anti-kuvendeve mund të mos jetë e fundit, thirrja ime është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë inspektorët e tatimeve të cilët kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ato që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë të larguar.’- tha Rama.