Sport

Skënderbeu fitore jetike për mbijetesë, Kastrioti mbetet i fundit!

Skënderbeu siguroi një fitore jetike për objektivin e tyre mbijetesë teksa mposhtën rivalin direkt, Kastriotin.

Në Korçë, ekipi i Memellit mori një tre pikësh pas fitores 2-1, duke kërcënuar tashmë nga pranë edhe Dinamon, të dyja në kuotën e 14-të pikëve.

Mensah kaloi fillimisht Skënderbeun në avantazh në minutën e 11-të ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Greca që barazoi rezultatin provizorisht.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, Meksi realizoi golin e fitores për ekipin korçar.

Skënderbeu  barazon Dinamon me 14 pikë në 14 ndeshje të këtij sezoni në Superiore, ndërsa krutanët mbeten në vendin e fundit me vetëm 8 pikë, 3 më pak se Egnatia, që luan me Laçin në Rrogozhinë.