Bota Botë e Çuditshme

Skoci, fjala ‘Nënë’ nuk do të egzistojë më në dokumentet zyrtare?!

Fjala “Nënë” në Skoci nga sot e tutje do të lexohet më pak, të paktën në dokumentet zyrtare. Qeveria skoceze e kryesuar nga ministrja Nicola Sturgeon ka vendosur fshirjen e fjalës “e ëma”, “nënë” etj nga dokumentet zyrtare veçanërisht ato për lejen e lindjes.

Vendimi kontrovers vjen nga një plan më i përgjithshëm për të hequr fjalët e cilësuara si seksiste nga gjuha zyrtare. Fjala “mama” do të zëvendësohet në rastin konkret me fjali si përshembull “ju duhet të jeni bashkëshorti ose partneri (përfshirë partnerin e të njëjtit seks) ose gruaja shtatzënë”.

Prej muajsh qeveria skoceze, por edhe institucionet e tjera britanike të nivelit të lartë, po konsultohen me shoqatën pro LGBT, ‘Stonewell’ mbi pastrimin e gjuhës nga elementët diskriminues. Stonewell shpall çdo vit një raport ku vëmendja shkon te Indeksi i Barazisë në Vendin e Punës.

Programi zbuloi gjithashtu se si qeveria skoceze i ka paguar Stonewall 415,000£ si grante midis prillit 2017 dhe muajit të kaluar, përveç mijëra paund tarifave të anëtarësimit. Një zëdhënës i qeverisë tha se:

Ne gjithashtu matim përparimin përmes indeksit vjetor të barazisë në vendin e punës të Stonewall dhe ne marrim parasysh reagimet që marrim nga Stonewall përmes këtij procesi.

Podcasti Nolan shqyrtoi sesi organet e financuara nga publiku përfshirë BBC, Ofcom dhe qeveritë skoceze dhe uellsiane janë ndikuar nga ‘Stonewall’ për shkak të përfshirjes së tyre në skemat e diversitetit të grupit.

‘Champions Diversity’ është kritikuar për këshillat ‘ekstremiste’ të cilat përfshinin heqjen e fjalës ‘nënë’ sepse është ‘gjuhë gjinore’. Një mori organizatash përfshirë Ofcom, Channel 4, dhe Komisioni për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut tashmë kanë lënë iniciativën pas kritikave për politikat e saj të ashpra dhe zemërimit të gjerë pasi shefi i saj tha se të besosh se seksi i një personi nuk mund të ndryshohet është aq i keq si antisemitizmi.