Bota

Skocia në zgjedhje, sot pritet rezultati

Skocia peshon të ardhmen e saj në Britaninë e Madhe. Personat me të drejtë vote u thirrën dje për të zgjedhur 129 anëtarë të Parlamentit e ndonëse rezultatet priten pasdite, duket se Partia Kombëtare Skoceze pro-pavarësisë ka avancuar.

Një shumicë e qartë do të vlerësohej si mandat i fuqishëm për të kërkuar një tjetër referendum për pavarësinë nga Britania e Madhe, pasi një i ngjashëm në 2014-ën, dështoi. Ndërkaq, aleanca antike e Skocisë me Anglinë nuk po kalon kohë të mira.

Duket se BREXIT-i iu ka kujtuar skocezëve se pa marrë parasysh se si votojnë, ata janë vetëm 8% e popullsisë së Britanisë dhe tejkalohen lehtësisht nga fqinjët e tyre në jug. Kjo nuk i ka mundësuar të parandalojnë konservatorët për të marrë pushtetin në tetë nga 11 zgjedhjet që prej 1979-ës.

Duke theksuar dëmin ekonomik të bërë nga BREXIT-i, kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon, angazhohet për ribashkim me Bashkimin Europian.

Sa i përket pasojave post-BREXIT: Një mosmarrëveshje mbi të drejtat e peshkimit u rrit me shpejtësi, duke çuar Britaninë dhe Francën të dërgojnë anije detare në ishullin Jersey në Kanalin Anglez. Por në fund, të dy palët u zotuan ta zgjidhnin.