Health & Beauty

‘Smartphone’-i juaj mund t’ju shkaktojë akne, si ta shmangni këtë problem!

Një dermatolog ka zbuluar se si iPhone juaj mund t’ju japë akne por ky truk do t’jua rregullojë problemin në sekonda. Dr Mamina Turegano shkoi në TikTok për të shpjeguar se si celulari juaj mund të shkatërrojë lëkurën tuaj. Dermatologia e certifikuar nga bordi, e njohur nga ndjekësit e saj si @dr.mamina, tha se ajo trajton aknet çdo ditë dhe zbuloi mënyrat që mund të bëni për t’i kuruar ato. Ajo e përshkroi videon:

Kujdesi për lëkurën përfshin më shumë se produktet aktuale. Këto janë mënyra të thjeshta por me ndikim (dhe falas) që mund të komplimentojnë regjimin tuaj të kujdesit të lëkurës.

Truku i parë dhe më jetik që ajo ndan është të “mbash të pastër telefonat”. Duke shpjeguar se si i prekim telefonat tanë çdo ditë, doktori zbuloi se ata janë “të mbuluar me baktere”. Fakti tjetër i la ndjekësit e saj të ndiheshin të shqetësuar teksa tha:

Një studim tregoi se telefonat tanë kanë më shumë baktere sesa një banjë publike.

Mbajtja e telefonit në fytyrë për të marrë telefonata mund t’i transferojë ato baktere në lëkurën tuaj dhe të rrisë rrezikun e problemeve të lëkurës. Ajo shtoi:

Unë rekomandoj fuqimisht që ta mbani telefonin të pastër.

Duke shpjeguar se si ta eliminoni problemin, Dr Mamina tha:

Këtë mund ta bëni duke e fshirë me peceta antibakteriale, gjithashtu mund të përdorni një leckë të lagur me sapun dhe ujë, ose një leckë me 70 për qind alkool.

Ky truk i lirë dhe i lehtë mund të ndihmojë në trajtimin e akneve tuaja në vetëm disa sekonda. Postimi i videos grumbulloi 1.6 mijë pëlqime dhe shikuesit u larguan shpejt për të lënë mendimet dhe vlerësimin e tyre për hakimin e Dr Mamina-s.

Dr Mamina ka mbi 930 mijë ndjekës në faqen e saj në TikTok dhe mbi 18.2 milionë pëlqime në total. Ajo njihet për dhënien e këshillave për kujdesin e lëkurës dhe shëndetin dhe madje u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj se si mund të kujdesen më mirë për veten.