Bota

Smartphone që përdor Bill Gates!

Bill Gates konfirmoi së fundmi se ai ende përdor telefon Android dhe jo iPhone, kur u pyet në pyetësorin e 11-të të “Ask Me Anything” në Reddit. Përdoruesi i Reddit 1oarecare e pyeti bashkëthemeluesin e Microsoft se cili është “smartphone-i i tij i përditshëm”, duke vënë në dukje se Gates tha se ai po përdorte një Galaxy Fold gjatë pyetësorit AMA të kaluar.

“Unë kam një Samsung Fold 4 të cilin JY Lee, kryetari i Samsung-ut ma dha kur e pashë në Korenë e Jugut për të përditësuar modelin tim Fold 3”, u përgjigj Gates. Galaxy Z Fold 4 është një smartphone i palosshëm që nuk është i lirë, telefoni shitet për gati 1,600 dollarë në SHBA, që është më i shtrenjtë se çmimi fillestar për iPhone 14 dhe 14 Pro të Apple.

Gates tha se përdor “Outlook dhe shumë softuer të Microsoft” në telefonin e tij dhe për shkak të madhësisë së ekranit, ai nuk përdor tabletë, vetëm telefonin, kompjuterin portativ, një makinë Windows. Themeluesi i Microsoft, së fundmi ka treguar “trukun” për të ulur nivelin e stresit, një truk që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Njihet si “teoria e dollapit” dhe është një metodë e thjeshtë që miliarderi e zbuloi kur po kërkonte arsyet pse krijohet stres dhe pse ka produktivitet të ulët në punë. Bill Gates preferon të shmangë shpenzimin e shumave të mëdha për veshje, duke i konsideruar shpenzime të panevojshme që nuk kontribuojnë fare në jetën personale apo në punë.