Celebrities Lancio Music

Snoop Dogg kritikon këngën “Wap” për mungesë privatësie dhe intimiteti

Reperi i njohur Snoop Dogg së fundmi ka kritikuar hitin “WAP” të Cardi B dhe Meggan Thee Stallion. Sipas reperit, teksti i këngës ka mungesë privatësie dhe intimiteti si dhe ka shumë fjalë banale.

Gjatë një interviste të dhënë me Julissa Bermudez për “Central Ave”, Snoop vlerësoi Cardi dhe Megan Thee Stallion për lirshmërinë e tyre në këtë këngë, por gjykoi mënyrën sesi kjo këngë transmetohet tek gratë apo vajzat, pasi teksti dhe klipi ka përmbajtje seksuale të tepruar.

“O zot, ngadalëso. Ne kemi nevojë për pak imagjinatë. Pse nuk e ruani privatësinë dhe intimitetin? Kjo është një pronë e çmuar e një gruaje, është si një xhevahir. Kënga duhej të zotërohej në mënyrë të atillë që askush mos ta shohë privatësinë tuaj. “,-u shprehur Snoop.

Ende nuk ka një reagim nga Cardi B apo Meggan Thee Stallion në lidhje me kritikën e Snoop Dogg.