Celebrities Music Showbiz

Snoop Dogg zbulon detaje të reja nga shfaqja e tij në ‘Super Bowl’ në vitin 2022!

Më i madhi i të gjitha kohërave, Snoop Dogg ka shpresa të mëdha për shfaqjen e ardhshme të pushimit në  eventin e ‘Super Bowl’. ‘ET’ së fundmi ka folur me ikonën e muzikës, të cilit iu bashkua mikesha dhe Martha Stewart, të cilët po luajnë së bashku edhe në një shfaqje speciale të re të ‘Halloween’ për Peacock me titull ‘Snoop and Martha’s Very Tasty Halloween’.

Snoop, Dr. Dre, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar do të kryesojnë shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2022 për Super Bowl LVI që do të zhvillohet më 13 shkurt në stadiumin SoFi në Inglewood, në Kaliforni. Kur u pyet për planet dhe përgatitjet për shfaqjen e shumëpritur, reperi i njohur “Gin and Juice” tha se bisedat kanë kaluar në një tjetër nivel dhe ata kanë pritshmëri të mëdha për performancën.

Unë, Dr Dre, Eminem, patëm një diskutim për atë që ne po përpiqemi të bëjmë. Është gati të shkojë me shpejtësi të plotë përpara. Por unë ju them se kjo do të jetë një nga shfaqjet më të mëdha të pjesës së parë të Super Bowl që keni parë ndonjëherë. Dr Dre është duke punuar në të. Ai po e bashkon kohën e tij me specifikat dhe dinamikën e asaj që ne po bëjmë.

Snoop gjithashtu zbuloi se Stewart është është një tifoz kaq i madh i Eminem dhe ai do ta prezantojë më në fund atë me të.

Rikujtojmë se dyshja e fuqishme, e cila u takua në shfaqjen e Martha-s në vitin 2008 së pari fitoi vëmnedjen në vitin 2016 për serinë ‘VH1 Martha & Snoop’s Potluck Party Challenge’. Marta dhe Snoop kanë qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit.