Celebrities Live From Tirana

“Social Top 5” ju njeh me yjet më të ndjekur në Instagram gjatë kësaj jave!

Fundjava i përket rubrikës më të ndjekur dhe të dashur për të gjithë ju, i cili ju njeh me ndryshimet më të fundit që kanë ndodhur në Instagram-et e VIP-ave shqiptar si dhe të huaj. Së bashku me Elios Shulin, do të njihni emrat e personazheve më të famshëm, atyre që kanë arritur të rrëmbejnë mijëra ndjekës në llogaritë e tyre në rrjetin social më të përdorur vetëm për shtatë ditë.
Këtu shohim se asgjë nuk i ndalon yjet dhe fansat e tyre, ata gjithmonë tregojnë suport edhe pse Instagram pati një problem i cili zgjati për orë të tëra.

Gjithsesi le të shohim se cilët janë ata që kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave, duke i renditur nga personazhi që ka fituar më pak e deri tek ai që ka fituar më shumë ‘followers’.

Personazhe të huaj:

5- Në vendin e pestë për këtë javë qëndron ikona, Adele. Ajo ka shtuar 1.2 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
4- Vendin e katërt e zë Kourtney Kardashian, një prej motrave më me influencë në botë. Ajo ka fituar 2 milion ndjekës.
3- Beyonce pozicionohet në vendin e tretë me 2 milion ndjekës të shtuar.
2- Miliarderja, Kylie Jenner ka shtuar 2 milion ndjekës gjithashtu dhe qëndron në vendin e dytë.
1- Top 5 e personazheve të huaj e kryeson, Kim Kardashian të cilës i janë shtuar 3 milion ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

5- Në vend të pestë është Donald Veshaj, që me hyrjen e tij në “Big Brother VIP” ai ka shtuar 1.5 mijë ndjekës.
4- Vendin e katërt e zë gazetarja shumë e dashur, Paloma. Ajo ka shtuar 1.9 mijë ndjekës.
3- Semi Jaupaj qëndron në vend të tretë me 2.8 mijë ndjekës të shtuar.
2- Në vend të dytë është këngëtari që rrëmben zemrat e të gjithëve, Butrint Imeri. Atij i janë shtuar 12 mijë ndjekës.
1- Në krye qëndron moderatorja më e talentuar, Arbana Osmani, e cila gjatë kësaj jave ka shtuat 19 mijë ndjekës.