Celebrities Live From Tirana Showbiz Sociale

“Social Top 5” ndryshon renditja e ndjekësve për yjet e Instagram-it!

Si çdo të premte, në emisionin “Live From Tirana” vjen rubrika “Social Top 5”.

Në këtë rubrikë ne njihemi me yjet më të ndjekur në rrjetin social më të përdorur e të preferuar të momentit, Instagram.

Lista e kësaj jave mund të themi se ishte shumë interesante dhe surprizuese, në krahasim me javën që lamë pas. Shumë yje që menduam se nuk do të mund t’i shikonim më pjesë të listës, kanë bërë një rikthim mbresëlënës. Duke menduar se jeni shumë kuriozë, pa humbur kohë le të shohim ndryshimet për këtë javë nga vendi i pestë deri tek i pari.

Njihuni me ndryshimet që kanë ndodhur tek yjet e vendit tonë:

 

5.Fifi ka shtuar 4K dhe qëndron në vend të pestë për këtë javë.

4.Rikthehet Megi Pojani në vend të katërt pasi ka shtuar 6K.

3.Fero ka shtuar 8K e vjen në vend të tretë.

2.Jasmin Kadriu hyn në listë duke zënë vendin e dytë pasi ka shtuar 12K ndjekës.

1.Një rikthim të fuqishëm ka bërë Tea Trifoni që për shumë javë ka qenë në rënie të vazhdueshme, por ajo ka fituar 15K ndjekës.

 

Ndërkaq yjet e huaj nuk mbeten pas, ja cilët janë ata që kanë fituar më shumë ndjekës për këtë javë:

 

5. Kim Kardashian ka shtuar për këtë javë 400K ndjekës.

4. Në vend të katërt qëndron modelja më e paguar Kendall Jenner, ajo ka shtuar 500K.

3. Kylie Jenner kalon në vend të tretë me 1M ndjekës të shtuar.

2. Selena Gomez këtë javë është në vend të dytë, pasi ka shtuar 1.5M ndjekës.

1. Ndërkohë, në vend të parë kryeson Cristiano Ronaldo, ai ka shtuar 2M.

 

Rikthehemi edhe njëherë tek yjet tanë të dashur, por këtë herë me ata që kanë pësuar rënie ndjekësish në Instagram:

 

2. Ronela Hajati në vend të dytë, pasi ka humbur 1K ndjekës.

1. Në vend të parë, mbetëm pak të befasuar, qëndron Melisa Lleshi pasi ka humbur 6K.