Gossip Live From Tirana Showbiz

“Social Top 5” vjen me ndryshime të mëdha

Kjo fundjavë nuk ka si të nisë ndryshe pa rubrikën e “Social Top 5”, të moderuar nga Albana Ruçi.

Ky program na njeh me ndryshimet e ndodhura në shifrat e ndjekësve në rrjetin social “Instagram”, ku gjithashtu na bën me dije se cilët yje dashurohen më shumë nga publiku dhe cilët janë ata më pak të preferuar për këtë javë.

Ndryshe nga javët e tjera, “Social Top 5” na sjell në renditje disa yje të cilët janë pjesë e listave për herë të parë dhe mesa duket shumë lajme që kanë bërë bujë rreth tyre kanë ndikuar në numrin e ndjekësve në botën virtuale.

Më poshtë do të shohim renditjet e javës për VIP-at shqiptarë dhe të huaj, që kanë shtuar më shumë ndjekës dhe ata që kanë pësuar humbje, listuar këto nga vendi i pestë në atë të parë.

 

Yjet shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë javës renditen në këto pozicione:

 

5. Belinda Dragoti ka shtuar 5K.

4. Oriola Marashi gjatë kësaj jave ka shtuar 10K.

3. Antonela Berishaj, këtë herë qëndron në vend të tretë me 12K ndjekës.

2. Vendin e dytë për këtë javë e zë Sara Malaj, e cila ka shtuar 14K.

1. Në vend të parë qëndron Jasmina Kadriu, pasi ka shtuar 22K ndjekës.

Nga ana tjetër, shohim se sa ndjekës kanë shtuar yjet e huaj gjatë një jave:

 

5. Dua Lipa vazhdon të shtojë 500K ndjekës, duke qëndruar sërish në vend të pestë.

4. Lana Del Rey i është bashkuar renditjes duke zënë vendin e katërt pasi ka shtuar 800K ndjekës.

3. Justin Bieber qëndron në vendin e tretë me 1M ndjekës të shtuar.

2. Selena Gomez rikthehet sërish në renditje, pasi ka shtuar 2M ndjekës.

1. Vendin e parë e zë The Rock, i cili gjatë javës ka fituar 3M ndjekës në Instagram.

 

Rikthehemi tek yjet tanë, por këtë herë do të shohim ata të cilët kanë humbur më shumë ndjekës:

 

3. Në vendin e tretë pozicionohet Beart Rexhepi, i cili ka humbur 2K ndjekës gjatë kësaj jave.

2. Në vend të dytë vijon të qëndrojë Tea Trifoni, ka humbur 3K ndjekës gjatë javës.

1. Mesa duket Melisa Lleshi vazhdon të humbasë ndjekës në të njëjtat ritme, pasi edhe gjatë kësaj jave ajo ka pësuar rënie me 7K ndjekës.