Celebrities Live From Tirana

“Social Top 5” zbulon se cilët personazhe kanë “rrëmbyer vëmendjen” e Instagram-it!

Fundjava juaj nuk mund të quhet dhe ndihet e plotë nëse nuk njiheni me të rejat më të fundit nga bota e showbiz që lidhet me Instagramin. Për këtë shërben rubrika më e ndjekur dhe e dashur në “Live From Tirana”, ajo e “Social Top 5”, ku njiheni me personazhet e famshëm të cilët kanë fituar më shumë ndjekës gjatë një jave. Gjithashtu ka raste ku mund të njiheni dhe me ata që kanë pësuar rënie drastike në shifrat e ndjekësve të tyre.

Gjithsesi, renditjet e VIP-ave ndryshojnë nga java në javë, por shpesh herë mund të mbeten dhe të njëjtë për shkak të projekteve apo aktivizimit të lartë të tyre në rrjete sociale apo projekte personale që tërheqin vëmendje. Mos humbisni asnjë javë renidjen e tyre pasi aty mund të gjeni personazhin tuaj më të dashur, atë që dhe ju ndiqni.

Personazhet e huaj:

5- Për herë të parë, pjesë e Top 5 është këngëtarja Britney Spears dhe pozicionohet në vendin e pestë me 1.4 milion ndjekës të shtuar.
4- Në vendin e katërt ndodhet Georgina Rodriguez, e cila ka shtuar gjithashtu 1.4 milion ndjekës.
3- Vendin e tretë e zë miliarderja Kylie Jenner e cila për një javë e ka rritur shifrën e ndjekësve me 2 milion.
2- Futbollisti më i dashur dhe ai që kryeson në Intagram, Cristiano Ronaldo, për numrin e frikshëm që ndjekësve, këtë javë ka fituar edhe 2 milion ‘followers’ të tjerë.
1- Top 5 e kësaj jave e kryeson legjenda, Will Smith, i cili brenda shtatë ditëve ka fituar 5.5 milion ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

5- Vendin e pestë e zë Jona Spahiu me 1 mijë ndjekës të shtuar.
4- Më pas, në vend të katërt qëndron Fifi, e cila ka fituar shumë sukses me publikimin e baladës së saj, “Ma more”. Asaj i janë shtuar 1 mijë ndjekës gjithashtu.
3- Bora Zemani qëndron në vend të tretë me 3 mijë ndjekës të shtuar.
2- Ronela Hajati zë vendin e dytë pasi për një javë ka fituar 4 mijë ndjekës.
1- Në krye qëndron për këtë javë këngëtari i hitit “Kuku”, Butrint Imeri. Atij i janë shtuar 5 mijë ndjekës në Instagram brenda shtatë ditësh.

Këto dhe shumë të tjerë që nuk janë pjesë të listës pasi kanë patur ndryshime të vogla në ndjekës, kanë tërhequr vëmendjen e publikut më së shumti. A ishte personazhi juaj pjesë e listave?!
Shpresojmë që po dhe mos e humbisni “Social Top 5” e javës tjetër!