Fundjava nuk mund të quhet e tillë dhe e plotë pa prezencën e rubrikës tuaj më të dashur, e cila ju tregon se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në numrin e ndjekësve të personazheve shumë të njohur dhe të komentuar nga ju.
Bëhet fjalë për “Social Top 5” që vjen çdo të premte, pjesë e emisionit “Live From Tirana”, ku listohen personazhet shqiptarë dhe të huaj, nga vendi i pestë deri në atë të parë në bazë të rritjes së numrin të tyre të “followers”.
Të shumtë janë VIP-at që kanë javë tashmë që ndodhen në Top 5, por nuk mungojnë as hyrjet e reja, personazhe të cilët preferohen shumë prej jush dhe madje ndodh që të befasohemi nga shtimi i ndjekësve të tyre në ritme të shpejta.
Personazhet e huaj:
5- Vendin e pestë e zë këngëtarja Mariah Carey me një rritje prej 400 mijë ndjekësish.
4- Më pas, renditet personaliteti televiziv Kim Kardashian e cila ka shtuar 1 milion ndjekës.
3- E radhës është artistja Britney Spears me 1.2 milion ndjekës të shtuar.
2-Shumë pranë fronit qëndron këngëtarja Jennifer Lopez me 3 milion ndjekës më tepër.
1-Listën e kësaj jave të “Social Top 5” e kryeson artistja Rihanna me një rritje prej 17 milion ndjekësish.
Personazhet shqiptarë:
5-Flori Mumajesi renditet i pesti me një rritje prej 4 mijë ndjekësish.
4-Vendin e katërt e mban Anxhelina Hadergjonaj me një rritje poashtu prej 4 mijë ndjekësish.
3-I treti renditet Romeo Veshaj me 8 mijë ndjekës më tepër.
2-E dyta pozicionohet Fifi me 17 mijë ndjekës të shtuar.
1-Në vend të parë është Beatrix Ramosaj me 18 mijë ndjekës më tepër.