Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

SONDAZH/Juli apo Meritoni, kë zgjidhni ju si finalistin e dytë të BBV3?

Një lojë e Vëllait të Madh me Lori Caffe vuri Romeon para zgjedhjes se kë mendonte ai se meritonin finalen. Zgjedhja e tij shkaktoi debat, pasi Egla nuk u përfshi në 2 emrat që tha, por ishin Meritoni dhe Juli. Duke qenë se 3 djemtë fituan lojën e Lori Caffe, atëherë ata do të kishin një avantazh në lojë.

Juli dhe Meritoni janë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë. Të martën njëri prej banorëve të këtij edicioni të Big Brother VIP do të presë përfundimisht biletën për në finale.

Pasi iu komunikua vendimi i Vëllait të Madh, Meritoni dhe Juli e kanë pritur me pozitivitet këtë vendim. Që të dy shprehën vlerësimin për kohën që kanë kaluar brenda shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Më pas ky vendim iu njoftua edhe banorëve të tjerë që ndodheshin në living. Deri më tani është shpallur finalist vetëm Romeo, ndërkohë të martën do të merret vesh se cilin prej tyre do të shohë publiku në finale. Për këtë Top Albania Radio zhvillon këtë sondazh për të ditur mendimin tuaj se cilin shihni finalist të dytë, ku ju mund të votoni:

Cili mendoni se do të zgjidhet finalisti i dytë i BBV3?

Rezultatet