Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet edhe njëherë debateve për sezonin turistik. Rama ka publikuar Tabelën e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, ku Shqipëria vlerësohet se ka pasur një rritje me 206.5% të pasagjerëve për muajin korrik, krahasuar me të njëjtin muajt të vitit 2019.
Shqipëria kryeson listën, ndërsa pas ka lënë vende të rëndësishme europiane, por edhe të Ballkanit.
“A EDHE TABELA E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE PËR KORRIKUN, ku përsëri SHQIPËRIA KRYESON me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit”, shkruan Rama.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka ironizuar debatet se plazhet janë bosh, duke thënë se kjo rritje e numrit të pasagjerëve është një pasqyrë e qartë e ‘boshatisjes’ së Shqipërisë nga turistët. Më tej Rama shkruan se Rama thotë se është e habitshme se si ky sukses që po ngre imazhin e Shqipërisë në botë, disa shqiptarëve u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.
Të pyetur lidhur me rritjen e numrit të pasagjerëve në Rinas, ja si përkthehen në përqindje votuesit e sondazhit në TAR.