Aktualitet

Sondazhi i TAR/A duhet protestuar në 6 dhjetor?! Shqiptarët votojnë…

“Samiti i 6 dhjetorit është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep goditje fatale projektit të Ballkanit të Hapur”- u shpreh Sali Berisha për Samitin e BE-së që do të mbahet në Shqipëri.

Në takimin me banorë të njësisë 5 në Tiranë, Berisha tha se në datën kur do mbahet samiti, do të organizohet protesta “e paparë për Tiranë për t’ju thënë liderëve të Europës, se Rama nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe është një armik i të gjitha vlerave themelore”.

“Në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera.

Dhe me 6 dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar nuk mund të jetë tjetër, veç në protestë, në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.  Në këtë kontekst, çdo demokrat e demokrate, e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër, të marrë çdo masë, të bëjë çdo përpjekje që të gjendet në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës.”- tha Berisha.

Pikërisht lidhur me këtë protestë, ja si kanë votuar shqiptarët.

A është e drejtë këmbëngulja e opozitës për të protestuar më 6 dhjetor, në ditën e samitit të Ballkanit Perëndimor?!

Jo 67%

Po 33%