Aktualitet

Sondazhi i TAR/A duhet të ndërhyjë qeveria për normalizimin e çmimve të fruta-perimeve te tregtarët e pakicës?!

Ndonëse jemi në stinën e frutave dhe të perimeve, tregjet në Tiranë duket sikur nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Çmimet janë aq të larta, saqë blerja nuk justifikohet. Sot të blesh 1 kg qershi, 1 kg pjeshkë dhe 1 kg bamje, duhet të paguash 50 mijë lekë të vjetra.

Konkretisht, 1 kg qershi sot kushton 3 mijë lekë të reja, kurse një kg bamje 1200 lekë të reja. Janë vlerat më të fundit të çmendur në tregun e fruta perimeve në Tiranë.

Këto shifra janë thuajse të papërballueshme nëse marrim në konsideratë që më shumë se 66.1% e shqiptarëve të punësuar, marrin më pak se 2300 lekë në ditë, dhe nga ana tjetër vetëm 6.2% e të punësuarve në vend kanë pagën ditore mbi 4600 lekë.

Së fundmi Top Albania Radio ka kryer një sondazh ku ka shturar pyetjen: A duhet të ndërhyjë qeveria për normalizimin e çmimeve të fruta-perimeve te tregtarët e pakicës?! Dhe nga rezultatet e sondazhit është parë se 100% e votuesve mendojnë për po.

Ndërkohë lidhur edhe me situatë aktuale për shkak të zhvillimit të finales së Conference League mes skuadrave të Romës dhe Feynoord qeveria ka marrë kufizime në qarkullimin e makinave, në kuadër të masave të shtuara dhe trajnimeve për menaxhimin e situatës dhe që çdo gjë do të jetë në monitorimin e Policisë së Shtetit. Pyetja e shturar është “Askush nuk hyn në Tiranë më 25 maj! A janë të drejta masat ekstreme të organizimit të Conference League?” për të votuar nëse jeni dakord apo jo mjafton të klikoni këtu.