Aktualitet Politikë

Sondazhi i TAR/A mendoni se në protestën e thirrur nga opozita do të ketë akte dhune?

Më datë 12 Nëntor u zhvillua tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku qytetarë nga i gjithë vendi iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës dhe Ilir Metës për protestën kundër qeverisë. Me vete protestuesit kishin marrë edhe një gomone, që simbolizon ikjen e shqiptarëve çdo ditë drejt Britanisë së Madhe. Gjatë protestës Berisha tha se shqiptarët janë sot populli i gomoneve.

Ne mblidhemi sot këtu kur në njëlloj si 32 vite më parë, bota na shef si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe të ndalemi për një moment se pse ne sot pas 32 vitesh u bëmë sërish njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë, nuk ka vend më të pasur se ky vend. Por shqiptarët janë sot populli i gomoneve sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama, ju ka grabitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet.

Rreth 100 efektivë ishin angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa policia kaloi në gatishmëri. Megjithatë, në fund pati disa incidente nga qytetarët të cilët thyen kordonin e policisë dhe tentuan të futeshin në godinën e kryeministrisë. Lidhur me këtë protestë në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “A mendoni se në protestën e nesërme të thirrur nga opozita do të ketë akte dhune?” dhe rezultatet ishin si më poshtë:

Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë në TAR është zhvilluar një tjetër sondazh me pyetjen “A mendoni se mund të destabilizohet situata në Veri të Kosovës?” Kliko këtu për të votuar.