Celebrities Film & Tv

Sondazhi i TAR/Cili banor do të largohet sonte nga shtëpia e “BBV2”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pas nominimeve lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh.  Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Qetsori (37%), Antoneta (24%), Sabiani (17%), Dea Mishel (8%), Fotini (8%), Nita (6%), Armaldo (0%).