Celebrities Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili banor mendoni se do të largohet nga “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se situata e të martës mbrëma më 12 Janar në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë. Pas nominimeve lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh.  Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Dea Mishel (77%), Mikela (11%), Luiz (11%) dhe Kiara (2%).

Mbrëmjen e kaluar Luizi ishte banori i parë që shpëtoi nga votat e publikut, pas tij Deamishel dhe mes Kiarës dhe Mikelës u largua nga shtëpia ish-konkurrentja e “Për’Puthen”. Ajo provoi dhe fatin nëse kishte ose jo biletë kthimi, por jo bileta ishte vetëm vajtje.

Nga ana tjetër lidhur edhe me zhvillimet e fundit nga bota e sportit në vendin tonë, Sylvinho është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. 48-vjeçari brazilian, i cili luajti e fitoi trofe me skuadra si Barcelona dhe Arsenali ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në. Në një deklaratë për shtyp ai u shpreh se do të arrijë objektivin për ta çuar Kombëtaren tonë në pozicionin e duhur. A mendoni se do t’ia arrijë qëllimit?! Votoni këtu.