Aktualitet

Sondazhi i TAR/Është mjaftueshëm bonusi për pensionistët prej 5 mijë lekësh vetëm për fundvit?

Duke filluar nga data 2 Dhjetor, do të lëvrohet bonusi i fundvitit për mbi 695 mijë pensionistë në mbarë vendin prej 5000 lekësh. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Edi Rama në fillim të këtij muaji.

Ndërsa për 66 mijë pensionistë, që kanë pensione invaliditeti do të akordohen edhe plus 6000 mijë lekë të tjera, para që shkojnë në total 11000 lekë. Vendimin e qeverisë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë një deklaratë për gazetarët, ndërsa tha se paketa në total do të jetë prej 4.3 miliardë lekësh të reja.

Nga ana tjetër edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike do të mbështeten me bonusin e fundvitit. Megjithëse, kryeministri Rama nuk bëri të ditur shumën e shpërblimit që do të marrin.

Lidhur me bonusin për pensionistët, ne ngritëm një sondazh duke pyetur ndjekësit tanë në Web: “Është mjaftueshëm bonusi për pensionistët prej 5 mijë lekësh vetëm për fundvit?” Përgjigjet e sondazhit ishin këto: 73% mendojnë se nuk është mjaftueshëm, 20% mendojnë se është, ndsa 7% nuk kanë qenë të sigurtë lidhur me këtë temë.

Nga ana tjetër, sondazhi i ri i TAR është: “Pas ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës provokoi me fanellën ‘Jashari’, a jeni dakord me gjestin e Granit Xhakës?” Votoni në këtë link.