Aktualitet

Sondazhi i TAR/Fushata për zgjedhjet e 14 majit përfundoi, si e vlerësojnë shqiptarët zhvillimin e saj?

Sot heshtje zgjedhore! Pas 1 muaji fushatë, e përmbyllur një mbrëmje më parë, e shtuna shënon heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 14 maj në 61 bashkitë e vendit. Të dielën, votuesit shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë. Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

Rreth 140 kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të vendit, por do të jenë qytetarët ata që me votën e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit vendor, si edhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë. Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe socialistët drejtuan gjithë bashkitë e vendit, përveç Shkodrës.

Duke qenë se fushata zgjedhore përfundoi në lidhje me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s është ngitur një sondazh me pyetjen Fushata për zgjedhjet e 14 majit drejt fundit, si e vlerësoni zhvillimin e deritanishëm? dhe shqiptarët kanë votuar si më poshtë:

Duke qëndruar akoma tek zgjedhjet, votuesit shqiptarë nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë dhe pyetja për sondazhin e ri është Kush mendoni se do të fitojë më shumë kandidatë në zgjedhjet lokale? Për të votuar kliko këtu.

Në datat 14 dhe 15 maj, Top Albania Radio ju mban të informuar mbi gjithçka që ndodh teksa votohet për të zgjedhurit vendorë në çdo bashki të vendit. Për dy ditë rresht, nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti. Zgjedhjet vendore të 14 majit dhe rezultatet, qëndro i informuar, me Blendi Salaj – në Top Albania Radio.