Aktualitet

Sondazhi i TAR/ Ku do t’i kalojnë shqiptarët festat e fundvitit?

Tanimë dihet se sondazhi zë një hapësirë më vete në web-in e TAR. Thuajse çdo javë shtrohet për ju një pyetje aktuale dhe më e fundit nuk kishte si të mos lidhej me festat e fundvitit. Padyshim që dita e fundit e vitit është speciale për të gjithë ne dhe njerëz të ndryshëm zgjedhin ta kalojnë në mënyra të ndryshme. E në sondazhin e TAR, duket se shumica e shqiptarëve do ta kalojnë në shtëpi me familjarët e tyre. Padyshim që kjo përgjigje ndikohet edhe nga pandemia, e cila ‘i ka frikësuar’ njerëzit dhe i ka bërë të jenë më të ndërgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe të familjes.

Në shtëpi- 78%

Në restorant/klub larg shtëpisë- 11%

Jashtë kufijve- 11%

Një përqindje jo e vogël ka zgjedhur gjithashtu t’i kalojnë festat e fundvitit jashtë kufijve.

Një pyetje tjetër është vendosur në sondazhin më të ri ku mund të zgjidhni se çfarë kërkoni nga viti 2022 që ju mungoi nga ky vit që lamë pas.

Redaksia e Top Albania Radio ju uron gëzuar festat e fundvitit!