Celebrities Film & Tv

Sondazhi i TAR/ Kush është banori/ja juaj i/e preferuar?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E në gjithë këtë rrugëtim, Kush është banori/ja që iu ka falur më shumë emocione të bukura dhe është i/e preferuar/a juaj? Lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh.  Të pyetur në sondazhin e TAR shqiptarët kanë votuar: Luiz (85%), Kiara (12%), Deamishel (1%), Olta (1%), Tani (0%), Armaldo (0%), Nita (0%), Keisi (0%), Krist (o%).