Fitorja me Poloninë bën që Shqipëria të ngjitet në vendin e parë të grupit E në kualifikueset e EURO 2024. Skuadra kuqezi mundi 2-0 polakët dhe tashmë konsiderohet si një nga favoritet kryesore për të shkuar në Gjermani verën e ardhshme, ku do luhen finalet e Evropianit.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho jo vetëm që ndodhet në vendin e parë të grupit, por ka një bilanc të kënaqshëm edhe krahasuar me rivalët e grupit. Fitorja 2-0 në Tiranë ndaj Polonisë i jep avantazh edhe ndaj skuadrës së Santosit që në Varshavë kishte fituar 1-0. Aktualisht Polonia është 4 pikë pas kuqezinjve, kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje deri në fund të këtyre kualifikueseve, por në rast se skuadrat do të renditen me pikë të barabarta atëherë Shqipëria do të pozicionohej më lart, për shkak të ndeshjeve direkte.
Kuqezinjtë tani i bëjnë llogaritë me qetësi, por edhe pse fitorja me Poloninë i jep një avantazh të konsiderueshëm, sërish duhet të jenë maksimalisht vigjilentë. Çekia e vendit të dytë, me 2 pikë më pak, ka një ndeshje më pak se Shqipëria, por duke llogaritur që në Europian shkojnë dy vendet e para të çdo grupi atëherë llogaritë mund të thjeshtohen. Në një përllogaritje matematikore, kuqezinjve mund t’u mjaftojnë 5 pikë në 3 ndeshje për të arritur të shkojnë për herë të dytë në histori në finalet e Europanit. Sa i përket kësaj teme në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s është ngritur një sondazh me pyetjen “A mendoni se do të arrijë Shqipëria të sigurojë pikët për të arritur në finalet e Europianit?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Ndërkohë duke marrë parasysh edhe studimet më të fundit, ne kemi ngritur pyetjen: Mendoni se gënjeshtra ndikon pozitivisht në marrëdhënien tuaj?! Voto këtu duke klikuar linkun.