Ministri i Arsimit i Francës, Gabriel Attal, tha më 27 gusht se fustanet e gjata e lirshme, me origjinë nga Lindja e Mesme, nuk do të lejohen më në shkolla nga viti i ri shkollor që nis javën e ardhshme, sepse e shkelin ligjin laik. Sipas tij:
Veshja e fustaneve abaja nga disa vajza myslimane në shkollat franceze është sulm politik.
Abaja është qartazi veshje fetare dhe sulm politik, shenjë politike, si përpjekje për konvertim në islam. Shkolla është laike. Ne e themi këtë në mënyrë shumë të qartë por të prerë: nuk është vend për atë veshjen e rrobave fetare. Qeveria e ka bërë të qartë se abaja nuk e ka vendin në shkolla. Shkollat tona po sprovohen. Muajt e fundit, shkelja e rregullave laike është rritur dukshëm, posaçërisht për veshjen e rrogave fetare, siç është abaja apo qamisi, të cilat janë parë – dhe kanë mbetur – në disa institucione.
TAR ka bërë një sondazh, ku ka pyetur shqiptarët se a cilësohen si ‘sulm politik’ veshjet islamike në shkollat franceze. Rezultatet janë si më poshtë:
Po 42%
Jo 55%
Nuk e di 3%
Sondazhi ynë i ri është: “A mendoni se takat e larta kanë dalë jashtë mode këtë verë?”
Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.