Bota

Sondazhi i TAR/Polemika në Itali pasi kryeministja Meloni mori vajzën e saj në Indonezi ku u mbajt samiti i G20-ës, jeni dakord me këtë veprim?

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni mori vajzën e saj 6 vjeçare në takimin e liderëve botëror të G20 në Bali. Ky vendim i Melonit u kritikua ashpër nga gazetarë italianë të cilët krijuan zhurmë në rrjet. Patjetër që Meloni kishte një përgjigje për ta duke i shkruajtur një status në rrjetin e saj social Facebook.

Ndërsa kthehem në shtëpi nga dy ditë punë të pandërprerë për të përfaqësuar më së miri Italinë në G20 në Bali, hasa në një debat të jashtëzakonshëm nëse ishte apo jo e drejtë të merrja vajzën time me vete, ndërsa isha larguar për katër ditë. Pyetja që kam për drejtuesit e këtij diskutimi emocionues është: a mendoni atëherë se si duhet të rritet vajza ime është një çështje që ju shqetëson? Sepse unë ju jap një lajm: nuk është. Unë kam të drejtë të jem nënë si të dua dhe kam të drejtë të bëj gjithçka mundem për këtë komb pa e privuar Ginevrën nga një nënë. Shpresoj që kjo përgjigje të mjaftojë për t’ju bërë të merreni me çështje më të rëndësishme dhe të paqarta.

Në lidhje me këtë situatë në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “Polemika në Itali pasi kryeministja Meloni mori vajzën 6 vjeçe në Indonezi ku u mbajt samiti i G20-ës, jeni dakord me këtë veprim?” dhe rezultatet ishin si më poshtë:

Nga ana tjetër lidhur me situatën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në TAR është zhvilluar një tjetër sondazh me pyetjen “Mendoni se Donald Trump do të arrijë të sigurojë kandidimin e republikanëve për Presidencialet e vitit 2024 në Amerikë?” Kliko këtu për të votuar.