Aktualitet Politikë

Sondazhi i TAR/ Presidenti i ri i Republikës duhet të jetë grua apo burrë?!

Së fundmi në Top Albania Radio është zhvilluar sondazhi në lidhje me çështjen më aktuale në vend, ajo e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Kaluan disa raunde në Kuvend dhe asnjë emër nuk ishte propozuar konkretisht por diskutohej dhe mendohej se një grua do të merrte drejtimin e Presidencës për vitet e ardhshme.

Një emër nga e djathta me background politik, por dhe ndërkombëtar, që do kompleksonte edhe Partinë Demokratike dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidaturat e Ramës, ishte Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian. Por pas këtij lajmi vetë Kryeministri Edi Rama deklaroi se socialistët kanë propozuar Bajram Begajn si kandidat për president të ri të vendit. Bajram Begaj është Shefii i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Në sondazhin e zhvilluar në TAR 83% e personave që kanë votuar mendonin se duhet që shtetin ta drejtonte një grua ndërsa 17% mendonin se duhet që presidenti i ri të jetë burrë përsëri.

Ndërkohë lidhur edhe me situatë aktuale pas propozimit të socialstëve për sondazhin e ri pyetja e shtruar është “Çfarë mendon për kandidaturën e propozuar nga mazhoranca z. Bajram Begaj?”. Për të votuar mjafton të klikoni këtu.