Aktualitet Politikë

Sondazhi i TAR/Pretendimet e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Kamëz, a mendoni se duhet të ketë rivotim në 10 qendra?

Për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në Kamëz ku u votua dhe u numërua elektronikisht e fitoi socialisti Rakip Suli, Forumi Rinor pranë Koalicionit “Bashkë Fitojmë” protestoi para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Protestuesit i drejtoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan Hoxha i cili hodhi akuza se rezultati i 14 Majit ishte i manipuluar dhe i programuar në votimin elektronik për bashkinë që është pjesë e qarkut Tiranë.

Hoxha tha se do të kërkojë nga KAS që të ngrihet një grup ekspertësh të pavarur, për të verifikuar pretendimet se rezultati ishte i paracaktuar, se sipas tij shumë qytetarë të Kamzës e kanë të dëshmuar këtë. Në lidhje me provat, Hoxha deklaroi se ka disa pamje filmike, shkëmbime në komunikim mes individëve.

Në rezultatin e votimeve elektronike në Kamëz, Rakip Suli u shpall fitues me 27 mijë e 926 vota, ndërsa Arjan Hoxha arriti të merrte vetëm 16 mijë e 341. Para pak ditësh ne ngritëm një sondazh ku pyetëm: “Pretendimet e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Kamëz, a mendoni se duhet të ketë rivotim në 10 qendra?” 60% janë përgjigjur me po, 35% me jo dhe 5% janë shprehur me nuk e di.

Ndërkohë ne kemi ngritur një tjetër sondazh: “Elon Musk paralajmëroi se qeveritë mund të luftojnë me dron përmes inteligjencës artificiale. E besoni diçka të tillë?” Jepni mendimin tuaj duke votuar në këtë link.