A Live Night Celebrities Music Showbiz

Soni Malaj, artistja e kësaj jave që performon në “A Live Night”!

“A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. Teksa javën e kaluar dëgjuam një intervistë personale dhe të sinqertë, si dhe disa nga hitet më të mira të Capital T ndër vite, edhe artistja e kësaj jave premton t’ju mbajë të gozhduar pas ekranit.

Është pikërisht Soni Malaj ajo që do të jetë këtë të shtunë në “A Live Night”. Soni Malaj është një ndër këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe mund të themi me plot gojë se numëron plot hite dhe ka arritur të të mbetet tepër e pëlqyer edhe sot.

Ndërkohë çdo të martë në orën 20:00 emisionin “A Live Night” do të keni mundësinë që ta ndiqni edhe në valët e radios suaj më të dashur Top Albania Radio. Disa nga emrat e tjerë që do të jenë pjesë përveç Arilena Arës, Yll Limanit, Ronela Hajatit apo Capital T, janë dhe Besa Kokëdhima dhe Ledri Vula. Do të na duhet të presim dhe pak për të zbuluar akoma më shumë.