Celebrities Gossip Showbiz

Soni Malaj së shpejti me një këngë të re! Zbuloni me kë artist do të bashkëpunojë këngëtarja

Soni Malaj është një ndër këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe mund të themi me plot gojë se numëron plot hite dhe ka arritur të të mbetet tepër e pëlqyer edhe sot. Këngëtarja prej kohësh nuk është aq aktive sa dikur me projekte muzikore, megjithatë ende vazhdon të sjellë këngë të reja.

Së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Soni ka lajmëruar se do të sjellë një këngë të re dhe për më tepër zbuloi se ajo është një  bashkëpunim. Një fotografi ku shfaqet bashkë me Bennito-n këngëtarja ka treguar se do të sjellë një këngë me videoklip së shpejti.

https://www.instagram.com/p/CSMKxOYs-Bz/?utm_source=ig_web_copy_link

Soni nuk ka zbuluar detaje të tjera duke na lënë në pritje të projektit të ri të saj muzikor.

Këngëtarja ka organizuar së fundmi dy koncerte recitale brenda dy javëve, një prej të cilave u zhvillua në Sheshin Skëndërbej.