Celebrities Gossip Showbiz

Soni Malaj zbulon se është ‘single’ dhe punët me dashurinë nuk i ka aspak mirë…

Soni Malaj është një ndër këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe mund të themi me plot gojë se numëron plot hite dhe ka arritur të të mbetet tepër e pëlqyer edhe sot. Këngëtarja prej kohësh nuk është aq aktive sa dikur me projekte muzikore, megjithatë ende vazhdon të sjellë këngë të reja.

Soni shpesh është përfolur për jetën e saj private dhe para pak kohësh për fejesën me Klevin, të cilën e bëri vetë publike. Megjithatë, nuk dihet se çfarë ndodhi mes dyshes, pasi ata u ndanë dhe nuk e treguan shkakun e kësaj. E pyetur shpesh se si i ka punët me dashurinë në intervistat ku merr pjesë, Soni ka zgjedhur ta anashkalojë gjithmonë si pyetje, megjithatë pak orë më parë me anë të një postimi në Instastory, këngëtarja e tregoi vetë…

Teksa ka postuar një ‘meme funny’, Soni e ka shoqëruar me një fytyrë të buzëqeshur duke nënkuptuar se është ‘single’.

me dashni qysh i ki punt? mfal spe kuptoj pytjen

Së fundmi e ftuar në “Live From Tirana”, Soni ka treguar detaje nga projekti i saj më i fundit “Pak  si…” dhe peripecitë që ka kaluar deri në publikimin e kësaj kënge. Projekti ka 1 muaj që është publikuar dhe ka arritur afro 200 mijë klikime. “Pak si…”, këngëtarja e ka sjellur në bashkëpunim me reperin Bennito.