Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Sonila Meço tregon ‘çelësin’ e suksesit të martesës së saj 21-vjeçare!

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel ishte gazetarja e njohur Sonila Meço, e cila ka folur rreth martesës së saj 21-vjeçare. E pyetur se si ja ka bërë në tërë këto vite, Sonila u shpreh se:

Unë kam mjaftueshëm vite e lidhur me bashkëshortin dhe ka pasur disa ngjarje të rëndësishme që nuk i kanë lënë kohë martesës. Në fillim kam menduar që Drini ishte zgjidhja më e mirë për mua sepse ishte mbështetja ime më e madhe, ishte i qetë. Më mbronte edhe profesionalisht. Kaloi pak kohë dhe kuptova që nuk mund të punoj në të njëjtin vend me të dhe u mësova me idenë që nuk e kam më në punë por mund ta pyes për gjithçka. Kuptova që vetëmjaftueshmëria ime është kushti i vetëm që do të mbante të fortë lidhjen me Drinin. Ndoshta edhe Drini më ka parë me këtë sy. Është tjetër gjë dashuria dhe tjetër gjë martesa.

Rikujtojmë, se para disa ditësh Sonila ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio, për të na folur më shumë rreth jetesës në Shqipëri dhe sa përpiqet moderatorja të jetë selektive në një fenomen që i serviret. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.