Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities

Sonila Meço zbulon në TAR kush është fituesi sipas saj!

“Big Brother VIP Finale Live në radio” vjen ditën e sotme si një emision maratonë për të gjithë ata që nuk mund ta ndjekin “Big Brother Vip Albania” përmes televizorit! Spektakli madhështor dhe energjia pozitive nuk mungojnë, por gjithashtu TAR ka mundësuar edhe disa intervista speciale.

E ftuar përmes një lidhje telefonike ishte Sonila Meço, e cila kujtojmë se ka patur edhe rolin e opinionistes në “BBV”. Ditën e sotme ajo foli mbi finalen madhështorë të këtij spektakli gjigant dhe ndikimin e tij në shoqërinë shqiptare.

Big Brother për mua e ka arritur betejën e vetë. Ka arritur të krijojë tërheqje  kaq të madhe, gati fatale. Në këto kohë për Shqipërinë, arriti shumë edhe pse në vende të tjera ka rënë. Është fenomen, hyri në histori, është e pashmangshme.

Por si i gjykon Sonila katër finalistët dhe kush e meriton fitoren sipas saj?!

Katërshja është ajo që është në Big Brother. Nuk mund të shkojë një njeri që ka vetëm virtyte. Televizioni ka disa rregulla të tjera… Unë mendoj që fiton Iliri!