Celebrities Gossip Showbiz

“Sonte 50 hijet e Greit”, Arbana Osmani na zbulon pak nga ‘look-u’ i saj për natën e parë të “BBV2”!

Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Tashmë është mësuar dhe data e fillimit të këtij spektakli, që është më 24 dhjetor, pra mbrëmjen e sotme dhe ajo që dimë është se do të jetë një spektakël i vërtetë, që ashtu si vitin e kaluar pritet të thyejë çdo rekord shikueshmërie.

Ashtu si edicionin e kaluar edhe këtë vit moderatorja do të jetë Arbana Osmani, gjë e cila është konfirmuar prej kohësh. Duket se të gjithë po bëhen gati për në mbrëmje e vetëm pak më parë Arbana na ka zbuluar një detaj nga veshja e saj për natën e sotme, e cila duket se do të jetë një veshje ngjyrë të kuqe me tantellë e frymëzuar nga filmi të njohur erotik “50 hijet e Greit”.  Në foto Arbana shkruan:

Sonte: 50 hijet e Greit

 

Edhe pak orë na ndajnë nga startimi i natës së parë e të gjithë janë shumë entuziastë dhe kurioz se kush do të jenë vallë banorët e shtëpisë këtë edicion të dytë. Na mbetet të presim edhe fare pak orë për të zbuluar çdo copëz të këtij ‘puzzle’-i të zbuluar deri më tani dhe të ‘fiksohemi’ sërish pas këtij ‘reality show’ me përmasa gjigante.