Art & Kulturë Music

Sonte finalja e madhe e Eurovision, Ukraina ndër më të preferuarat!

Eurovision arrin sonte në finalen e tij të madhe në Torino, me Ukrainën, Italinë dhe Britaninë e Madhe ndër më të preferuarat për të fituar. Sam Ryder i Britanisë së Madhe, një punëtor ndërtimi i shndërruar në yll të TikTok, i mahniti njerëzit aq shumë gjatë provave saqë edhe parashikuesit më jo-optimistë i kanë rritur shanset e tij për të fituar gjatë gjithë javës.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedia.

Sa i përket fituesit, disa studime tregojnë se votimi politik rrallë ndikon në fituesin e përgjithshëm. Për të marrë pikë të mjaftueshme, nevojitet një gamë e gjerë mbështetjeje që është e pamundur të arrihet vetëm përmes favorizimit. Megjithatë, votat politike ndikojnë padyshim në rezultatet e mesit të tabelës, ndërkohë që pozicionet e fundit janë të rezervuara për këngët më të këqija.  Këtë vit sigurisht që politika pritet të ndikojë rezultatin. Ukraina është kandidatja e supozuar, pasi simpatia e publikut është rritur ndjeshëm pas pushtimit të Rusisë.

Gjithsesi, gëzimi i Eurovision nuk ka të bëjë me analizimin e vështirësive të sistemit të votimit. Ka të bëjë me argëtimin në shfaqjet e çuditshme, të bukura, pasionante që kontinenti (dhe Australia) parashtron.

Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali dhe ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.