Aktualitet

Sonte me sytë nga qielli, shfaqet “Hëna e Drerit”!

Hëna e plotë e korrikut, e quajtur ndryshe “Hëna e Drerit”, do të tërheqë vëmendjen e atyre që shohin qiellin natën e së shtunës. Quhet kështu sepse brirët e drerëve meshkuj  arrijnë gjatësi maksimale këtë periudhë!

Sipas NASA-s, Hëna do të jetë drejtpërdrejt me Diellin, por për shumë vende, përfshirë rajonin e Ballkanit do të jetë e dukshme për tre ditë. Megjithatë kulmi do të jetë sot në darkë.

Kjo hënë e plotë ka edhe emra të tjerë si: “Hëna e plotë e rrufesë”, “Hëna e plotë e Sanosit”, “Hëna e plotë e Hydromelosit“, por forma më e  zakonshme është “Hëna e plotë e Drerit”.

Shumë studime kanë treguar që Hëna e plotë zakonisht sjell për njerëzit një energji negative. Për shumë të tjerë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës. Ajo mund të shkaktojë lodhje apo edhe probleme të tjera fizike. Ndoshta të gjithë e keni vënë re këtë shpërqendrim të gjendjes fizike dhe emocionale pa e kuptuar që efekti është pikërisht nga Hëna e plotë.

Por hënat e plota janë gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të gjetur veten përmes lidhjes me të tjerët dhe të krijojmë një seri rregullash që duhet të ndjekim, për të përmirësuar jetën tonë.