Sport

Sonte në “Air Albania” derbi Tirana-Partizani!

Java e 6-të e Superiores hapet sot me një sfidë historike të futbollit shqiptar. Në orën 18:00, në “Air Albania” luhet Tirana-Partizani, pa tifozë për shkak të masave anti-COVID por jo pa emocione. Ky ështe dhe dueli i trajnerëve, Nevil Dede kundër Ilir Dajës, dikur në të njëjtën skuadër, Dede si mbrojtës te Elbasani ndërsa Daja si trajner.

Statistikat e nxjerrin Partizanin në avantazh të ndjeshëm në përballjet direkte, me 66 ndeshje të fituara kundrejt 42 sukseseve të bardhebluve, si dhe 49 sfida barazim. Për herë të parë, Top Albania Radio do të sjellë derbin e kryeqytetit në kohë reale, përmes emisionit “Paso’” nga ora 18:00-20:00. Ndërkaq në Digitalb, Tirana-Partizani vjen live në ekranin e Supersport 3, prej orës 18:00.