Aktualitet

Sonte në Top Channel, “Ëndërrtjerrësit”/ Zbuloni personazhet që sjellin kujtimet në mbrëmjen e tretë

Sot në mbrëmje në orën 21 rikthehet episodi i tretë “Ëndërrtjerrësit”, një prodhim i Top Channel për Top Channel.

Kujtime e të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që e kanë bërë Top Channel ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Në shtëpinë transparente të Top Channel kthehen Mimoza Picari, Rudina Xhunga dhe Amarda Toska.

Në 13 episode do të ndërmarrim bashkë një rrugëtim përmes imazheve dhe kujtimeve. Do të kthehemi pas në kohë.

Sot do të shohim ndjesitë e Marin Memës, Sokol Ballës, Ilir Paços & Ergys Lubonjës, ndërsa shohin filmimet e 20 viteve

Do shkojmë aty ku nisi, me ëndrrën e një njeriu që u bë dhe ëndrra e një grupi të rinjsh të pasionuar që asokohe se dinin se e kaluara e tyre do të bëhej realiteti dhe ardhmja e të gjithë shqiptarëve.

Do të njohim të vërteta të pathëna më parë, ato të vërteta që e bënë televizionin Top Channel jo vetëm ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Ju sigurojmë se në 13 episodet do të keni çdo herë diçka për të zbuluar e për të parë për herë të parë. Sepse motivi në Top Channel edhe pas 20 vitesh mbetet po i njëjtë “Lajmi më parë kalon nga ne”.