Music Selected By

Sonte “Selected By” nga Dj Danko!

Në këtë të diel të qetë të gjithë ne kemi nevojë për energji dhe sigurisht këtë na e garanton vetëm programi jonë më i preferuar muzikor, “Selected By” në Top Albania Radio. Mblidhni miqtë dhe të dashurit tuaj sonte, bëhuni gati për orën 20:00 pasi fillon muzika më e mirë e dëgjuar ndonjëherë, e përzgjedhur me shumë kujdes këtë javë nga Dj Danko.

Do të jeni nën shoqërinë e Dj resident të TAR përreth dy orë, kështu që edhe nëse jeni vetëm, Top Albania Radio nuk ju lë të ndiheni të tillë.

Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj Danko, një larmishmëri rrymash ku në krye qëndrojnë muzika ‘house’ dhe ajo ‘techno’. Sigurisht nuk do të mungojnë këngë shumë të veçanta, që dyshojmë t’i keni dëgjuar ndonjëherë dhe hitet më të mëdha që na kanë shoqëruar të gjithëve ndër vite…

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.