Music Selected By

Sonte shijojeni “Selected By” me muzikën e përzgjedhur nga Dj Ankloe!

Si çdo të ditë të dielë tani ju të gjithë e keni fiksuar se emisioni më i bukur luhet në radio, bëhet fjalë për ‘Selected By’. Përzgjedhur nga Dee Jay-it e Top Albania Radios, mbrëmja e të dielës është e gjitha për t’u shijiuar. Java mbyllet me muzikë të mirë dhe përzgjidhet nga DJ resident të Top Albania Radio.

Këtë javë Dj Ankloe do të jetë në krye të programit më të dashur dhe argëtues, “Selected By” i cili sjell muzikë shumë të bukura, me këngë të mirëpërzgjedhura. Çdo të dielë, në orën 20:00 fillon ‘festa’ me muzikën më të bukur që mund të keni dëgjuar ndonjëherë.

Dj Ankloe ka zgjedhur që sot ta bëjë mbrëmjen tuaj të paharrueshme me muzikën më të mirë. Nuk mund të mungojë as muzika më “IN” e momentit. Prandaj ne ju sugjerojmë që të bëheni gati dhe të dëgjoni vetëm “Selected By”. Ju sugjerojmë të mos e humbisni dy orëshin e mrekullueshëm, ora 20:00 deri në 22:00 vetëm nën shoqërinë e “Selected By” me artin e krijuar nga Dj shumë e dashur, Ankloe!

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.