Rajoni

Sot 22 vjetori i masakrës së Reçakut!

Sot shënohet 22-vjetori i Masakrës së Reçakut. Më 15 janar të vitit 1999, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në një fshat që deri atëherë të paktë e njihnin. Por nuk kaloi shumë dhe ngjarja e Reçakut ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

Pa të nuk do të kishte fushatë ajrore të NATO-s në Serbi, ku për 78 ditë u bombarduan objektiva të ushtrisë e policisë serbe dhe në fund, më 10 qershor të ‘99-ës, Kosova u çlirua.

Në Twitter, Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, shkruan se:

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave.