Celebrities Gossip Showbiz

Sot 6 muaj që ka ardhur në jetë, Dojna Mema zbulon për herë të parë portretin e të birit!

Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Ditën e sotme djali i tyre, Nolan mbush 6 muaj që ka ardhur në jetë e këtë Dojna sigurisht që ka dashur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij, por sot në një mënyrë shumë të veçantë. Për herë të parë Dojna ka zbuluar portretin e vogëlushit me anë të një postimi në Instagram.

Gëzuar 6 mujorin tënd o fytyrë zemër

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Para disa ditësh Dojna festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi 31 vjeçe. E mes shumë urimeve moderatorja ka vendosur të uroj edhe vetë veten e saj, ku ka postuar në Instagram një foto të saj në ditëlindjen e tretë dhe ka shkruar disa fjalë për rrugëtimin e jetës së saj deri tani.