Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Art & Kulturë

Sot është Sulltan Novruzi, festa bektashie simbol i rigjallërimit dhe bashkimit

Besimtarët myslimanë bektashinj kremtojnë sot festën e Sulltan Novruzit, lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta, rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit. Gjatë ditës, pritet të japë urimin, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Në Ditën e Sulltan Novruzit, besimtarët iu drejtohen teqeve, ku këndojnë “mevlutin”, këngë me lutje dhe lavdërime për Imam Aliun. Ndërkaq, gatimi karakteristik është byreku me lekë, që ndahet sipas numrit të anëtarëve të familjes.

Megjithëse në Shqipëri Nevruzi është festa kryesore e komunitetit mysliman Bektashi, ajo festohet në shumë vende të Lindjes së Mesme, botës arabe dhe myslimane, dhe njihet ndryshe si Viti i Ri Persian.

Festa celebrohet në të gjitha ato vende që kanë qenë më parë pjesë e perandorisë Perse dhe më vonë në vendet ku këto popuj u vendosën. Kremtimet janë më shumë se 3000 vjeçare dhe festohet deri në zona të Kinës veriperëndimore, por kryesisht ndiqet në Iran dhe vendet myslimane të Azisë Qendrore.

Ashtu si në periudha të tjera të Vitit të Ri, Sulltan Novruzi konsiderohet si kohë e bashkimit të familjeve, këmbimit të dhuratave dhe vizitave te njëri-tjetri. Festa paraprihet nga “CharshanbeSuri”, që ndiqet në mbrëmjet e javës para Novruzit, me zjarre e fishekzjarre.
Përgatitjet e celebrimit të Novruzit përfshijnë blerjen e rrobave të reja, veshjen e kostumeve me zbukurime argjendi e floriri.

Top Albania Radio uron të gjithë besimtarët: “Gëzuar festën e Sulltan Novruzit!”.