Celebrities Gossip Showbiz

Sot feston ditëlindjen dhe ‘dhuratën’ e keni nga Butrinti!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Teksa ditën e sotme artisti feston ditëlindjen e tij, ai ka zgjedhur të na bëjë dhuratën që e kishte paralajmëruar prej ditësh. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me këngëtaren Kida me të cilën verën e kaluar me ‘Dale’ ‘vulosën himnin e verës së kaluar’. Dhe sërish këtë verë, dyshja vendosën të na surprizojnë, por këtë herë pa Ledrin. 

‘AM & PM’ quhet dueti mes dyshes dhe njëkohësisht dhurata e Butrintit për ndjekësit e tij me rastin e ditëlindjes.

Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen Kiara Tito edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë. Mirëpo, së fundmi po qarkullojnë disa foto të tij ku këngëtari shfaqet shumë i afërt duke ecur në rrugë me një vajzë që nga aq pak sa duket në foto mendohet të jetë aktorja Olta Beqiri nga seriali ‘SNOB’.

E teksa ‘rrjeti është bërë lëmsh’ nga këto foto, vetë Butrinti ka zgjedhur të reagojë, pa fjalë por me një foto ilustruese shumë ironizuese, teksa duket këngëtari duke mbajtur një gazetë në dorë që mban titujt e lajmeve që fliten për të i rrethuar nga disa vajza. Mos ndoshta, po na tregon se me asnjë nga vajzat e fotografuara nuk ka një lidhje?