Sport

Sot gara për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1!

Çmimi i Madh i Spanjës në Formula 1, sot në orën 15:00 zhvillohet gara e radhës e ku 24-vjeçari Charles Leclerc do të niset i pari, si fituesi i provave zyrtare të një dite më parë. Piloti i Ferrarit konfirmoi formën e mirë të shfaqur edhe në sesionet e lira, ndërsa do të provojë të ruajë presionin pas shpine që pritet t’i vijë nga kampioni i botës, Max Verstappen.

Në provat zyrtare, piloti i Red Bull-it nuk shkoi më shumë se vendi i dytë, por në këtë sezon, duhet thënë se holandezi ka treguar se mund të triumfojë edhe nëse nuk niset nga vendi i parë.

Nga ana tjetër, vetëm vendi i tretë për pilotin tjetër të Ferrarit, Carlos Sainz dhe pas spanjollit u rendit George Russell i Mercedesit. Vendi i pestë për Perez, por gjithashtu vihet në dukje se forma e përmirësuar te Mercedes u shfaq po ashtu te britaniku Lewis Hamilton, i cili sot do të niset nga pozicioni i gjashtë. Në dhjetëshen e parë iu rezervua një vend edhe pilotit gjerman Mick Schumacher.

Renditja:

1 Leclerc (Ferrari)

2 Verstappen (Red Bull)

3 Sainz (Ferrari)

4 Russell (Mercedes)

5 Perez (Red Bull)

6 Hamilton (Mercedes)

7 Bottas (Alfa Romeo)

8 Magnussen (Haas)

9 Ricciardo (McLaren)

10 Schumacher (Haas)

11 Norris (McLaren)

12 Ocon (Alpine)

13 Tsunoda (AlphaTauri)

14 Gasly (AlphaTauri)

15 Zhou (Alfa Romeo)

16 Vettel (Aston Martin)

17 Alonso (Alpine)

18 Stroll (Aston Martin)

19 Albon (Williams)

20 Latifi (Williams)

Tashmë, emocionet në Kampionatin Botëror të Formulës 1 do të vazhdojnë me garën e gjashtë të sezonit, në pistën Barcelona-Catalunya, e gjatë 4,6 kilometra. Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tri gara, ndërsa Charles Leclerc nga Ferrari, dy të tilla.