Sport

Sot hidhet shorti për fazën finale të Ligës së Kombeve!

Në Nion të Zvicrës sot hidhet shorti për fazën finale të Ligës së Kombeve. 4 fitueset e grupeve të Ligës A: Italia, Belgjika, Franca e Spanja do të garojnë për të fituar edicionin e dytë të kompeticionit më të ri të UEFA-s. Ceremonia zhvillohet në orën 17:30 e do të transmetohet live në Supersport 1.

Dy gjysmëfinalet janë parashikuar për t’u zhvilluar në datat 6 dhe 7 tetor 2021, ndërsa finalja e madhe dhe sfida për vendin e tretë, më 10 tetor. Faza finale mund të luhet në Itali, me gjasa në Milano e Torino por nëse jo, Plani B përfshin Holandën e Poloninë.