Sport

Sot mbyllet faza e grupeve të “Europa League-s”

Sot mbyllet faza e grupeve të Europa League-s ku do të jepen verdiktet e fundit që plotësojnë kuadrin e 32 skuadrave të kualifikuara për në raundin tjetër. Napoli-Real Sociedad është ndeshja më e rëndësishme ku skuadrës së Gattusos i duhet të mos gabojë ndaj spanjollëve për të arritur kualifikimin.

Sfidë interesante është dhe ajo mes Wolfsberger-it e Feyenoord-it në Grupin K. Ndërkohë, Roma dhe Arsenali të kualifikuar si fitues të grupeve A dhe B, respektivisht do të luajnë ndaj CSKA-së së Sofjes e Dundalk-ut.

Sfidat në 18:55 dhe 21:00 do të transmetohen në platformën DigitAlb.