Sport

Sot momenti vendimtar, Partizani bëhet gati të festojë titullin e 17! Tirana shpreson kundër Erzenit

Sot në orën 16:00 luhet java e fundit e Superligës për këtë sezon ku Partizani me rast të një fitoreje kundër Teutës do festojë titullin e 17 në histori. Para kësaj ndeshje si të kuqtë ashtu edhe Tirana janë në kuotën e 64 pikëve, por ekipi i Collela-s ka avantazhin e përballjeve direkte.

Nga ana tjetër Tirana do të luajë në Durrës kundër Erzenit, një skuadër që kërkon të sigurojë mbijetesën. Jo vetëm për këtë, por edhe për faktin se ka shumë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës Tirana pritet ta ketë shumë të vështirë fitoren.

Sakaq java e fundit e Superligës pritet të përcaktojë skuadrat që do shkojnë në Europë, por edhe ata që do zbresin. Deri më tani dihet që Kastrioti, që sot luan kundër Laçit, sezonin e ardhshëm do luajë në Kategorinë e Parë.